Shoqatat Shqiptare në SHBA reagojnë ndaj kërcënimeve të Ministrisë së Arsimit të Malit të Zi

 

Shoqatat Shqiptare në SHBA reagojnë ndaj kërcënimeve të Ministrisë së Arsimit të Malit të Zi

Shoqatat Shqiptare në SHBA me veprimtari në SHBA deklarojnë se Ministria e Arsimit e Malit të Zi nuk mund të kërcënojë shtetasit e sidomos të dënojë nxënësit që festojnë me simbole shqipatre. Në deklaratë shoqatat përmendin faktin se Shteti Shqiptar po qëndron shumë neutral ndaj këtij shqetësimi të madh, ku po preken interesat e po cenohet të drejtat e Shqiptarëve. Reagim nuk ka as nga Këshilli Nacional Shqiptar.

Çështja e Ministrisë së Arsimit në Malin e Zi, kërcënimet ndaj nxënësve

Ministria e Arsimit në Malin e Zi ka kërcënuar nxënësit shqiptar të shkollës së Tuzit të cilët me simbolet e tyre kombëtare kanë festuan plasmanin historik të Shqipërisë në kampionatin Europian.

"Shoqatat tona vlerësojnë se shtetit malazias po i pengon çdo gjë shqiptare,  urrejtja ndaj qenies shqiptare  e dëshmoj dhe konfirmoj përmes një deklarate  Ministria e Arsimit të këtij shteti me reagimet e saja tendencioze kinse për qortimin e nxënëseve  shqiptar vetëm se festuan me flamurin e tyre kombëtarë duke mos shkaktuar asnjë incident më të vogël. Vallë ku ishte kjo e ashtuquajtur Ministri e Arsimit kur në tërë Podgoricë e anë e mban Malit të Zi u festua me flamuj të Serbisë fitorja ndaj Shqipërisë dhe nuk kishte asnjë reagim"- thuhet në deklaratën e shoqatave.

Më tej në deklaratë përmendet dhe fakti se fitorja e Shqipërisë për pjesëmarrjen në EURO 2016, është festuar me flamuj të serbisë.

"Absurditet i llojit të vetë është fakti se vetë institucionet malaziase nuk respektojnë Kushtetutën e tyre, sepse kushtetuta u lejon shqiptarëve përdorimin e simboleve kombëtare ndërkaq ligjet e po të njëjtit shtet e ndalojnë atë"- shtohet më tej grupimi i shoqatave

Politika e Shteti Shqiptar po heshtë ndaj kësaj çështje të rëndësishme dhe nuk po merr asnjë masë.

Reagimi i munguar i Këshillit Nacional Shqiptar

"Shoqatat vlerësojnë se në momentin aktual  është dashur te reagoj edhe organi  kompetent, mbipartiak Këshilli Nacional i Shqiptareve (KNSH) nën Mal te Zi,  dhe se heshtja e tyre nuk arsyetohet në asnjë mënyrë. Shoqatat tona konkudojn se partitë nacionale shqiptare me aleancat e tyre të interesit të ngushte me partin në pushtet DPS  po bëhen aprovuese të këtyre shkeljeve dhe nëpërkëmbjeve të të drejtave të shqiptarëve nën Mal të Zi. Ne ua bëjmë me dije  rinisë tonë  se ne mburremi me ju në çdo aspekt jetës  dhe se ne me plot përkushtim do të përkrahim aktivitetet edukimin dhe qëndrimin e  rinisë në vendlindjet tona"- përfundon deklarata e shoqatave.

Ja cilat janë shoqatat që kanë ngritur shqetësimin ndaj shkeljes të së drejtave të popullit shqiptar në Malin e Zi

Shoqata Atdhetare ’’Ana e Malit’’-New York

Shoqata Atdhetare ‘’Malësia e Madhe’’- Detroit

Fondacioni ‘’Plavë Guci’’- New York

 Fondacioni Humanitar ‘’Malësi e Madhe’’- New York

 Fondacioni ‘’Dom Simon Filipaj’’- New York

 Shoqata Atdhetare ‘’Kraja’’- New York

 Shoqata Atdhetare ‘’Ulqini ‘’- Chicago

R.Shtylla

SHKARKO APP