Shoqatë jofitimprurëse për përfitime personale, nën hetim 24 vjeçari mashtrues

Kryetari i një shoqate jofitimprurëse, por që shërbente për përfitimet e tij personale, është duke u hetuar nga policia në akuzë për mashtrimin e disa personave. Sipas burimeve zyrtare, Klevis Rreshka, 24 vjeç, ka mashtruar të paktën tre persona duke u marrë para, për t’ i dërguar në konferenca të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit.

24-vjeçari është kryetar i shoqatës “Konferenca e Modelit të Kombeve të Bashkuara për Ballkanin”.

“Ai ka mashtruar duke i marr para për ti dërguar në konferenca të ndryshme brenda dhe jashtë vendit disa shtetas mes të cilëve E.I, R.Q, K.M”, thuhet në njoftimin e policisë.

SHKARKO APP