Shoqëria e Bashkëpunimit Bujqësor “Grames”, ministrja Denaj: Model i bujqësisë së integruar
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj vizitoi këtë të martë fermën e Misir Haxhiut, në Plug, Lushnjë i cili bashkë me 6 fermerë të tjerë kanë krijuar histori suksesi në bashkëpunimin mes tyre në fushën e bujqësisë.
Denaj tha se ata krijuan Shoqërinë e Bashkëpunimit Bujqësor “Grames”, me 13 hektarë serra, ku kultivojnë 1.5 ha me perime dhe 11.5 ha të mbjella me rrush të varieteteve të ndryshme. Ministrja vuri në dukje se ata kanë ngritur një model të bujqësisë së integruar, ku përmes përqendrimit te cilësia dhe mbështetja nga skemat kombëtare, kjo sipërmarrje po rritet çdo vit.
“Me zgjerimin e vreshtave synojnë rritjen e eksporteve të produkteve cilësore “Made in Albania” që po zgjerojnë prezencën e tyre në tregjet ndërkombëtare”, tha ajo. Denaj theksoi se bashkimi i operatorëve ka rritur fuqinë negociuese të fermerëve, lehtësuar aksesin në mbështetje financiare dhe krijuar mundësi konkrete për ndjekjen e të njëjtave standarde, uljen e kostove dhe gjetjen e tregjeve të sigurta.
KOHA JONË SONDAZH


