Shoqërimi me dhunë i Gocit, Çepani i nxjerr “të palarat”: Njihet me nofkën profesori, përdorte shtëpitë e astirianëve për…
Shoqërimi me dhunë i pedagogut Ervin Goci ka nxitur një sërë reagimesh në rrjet, po një nga më epikët ështa padyshim ai i Arbër Çepanit.
Me plot ironi ai shkruan se Goci “përdorte” postin akademik për koperturë, pasi nga pas “ushtronte” aktivitet kriminal.
Goci u shoqërua nga të paktën 5 punnjës policie, dhe u mbajt për disa orë në ambinetet e komisariatit numër 3 në Tiranë, dhe pas kësaj u la i lirë.
Postimi i plotë:
Sot jemi më të sigurt! Më në fund Ervin Goci, pedagogu që përdorte postin akademik si koperturë për përfshirje në aktivitete kriminale, antar i rrezikshëm i bandave mafioze, i cili akuzohet për korrupsion, tjetërsime pronash, vjedhje votash, kanosje fizike, trafik kokaine dhe armëmbajtje pa leje u kap në flagrancë dhe u arrestua nga forcat e rendit!
Nga burimet dhe provat e policisë së shtetit Ervin Goci me nofkën “Profesori” përdorte shtëpitë e astirianëve si laboratore kokaine dhe më pas shfrytëzonte tenderat publikë me buxhete të fryra si lavatriçe të lekëve të kokainës! Kjo është policia që duam!
Ky është shteti që duam! “Profesori” është dërguar pranë komisariatit nr.3! Unë them mblidhemi të gjithë aty t’i shprehim mirënjohjen tonë, shtetit tonë për këtë akt heroik, në këtë luftë të egër me krimin e organizuar!