Shoqërohen 8 persona, Ekspertiza: I moshuari në Fier është vrarë

 

Ditën e djeshme në Fier është gjetur i pajetë pranë një koshi plehrash një i moshuar.

Policia e Fierit ka konfirmuar se 82 vjeçari Novruz Likometaj është sulmuar disa herë  me thikë.

Pas ekspertizës mjeko-ligjore rezultoi se trupi i viktimës ishte masakruar nga disa goditje me mjet prerës dhe se kishte edhe goditje edhe në fyt, që mendohet se i shkaktoi vdekjen. Nga ana tjetër, ekspertiza vërtetoi se vrasja trupi është hedhur në koshin e mbeturinave vetëm pak orë përpara se të gjendej nga personat që lajmëruan policinë.

Policia e Fierit ka shoqëruar dhe ka marrë në pyetje 8 persona, mbi ngjarjen.

Mes të ndaluarve janë edhe djemtë e viktimës dhe të afërm të tjerë. Familjarët kanë shprehur habi dhe tronditje për ngjarjen megjithatë policia nuk e ka përjashtuar pistën e hetimit për krim brenda familjes.

Sipas grupit hetimor, po hetohet për ndonjë konflikt mes viktimës dhe personave me të cilët ka pasur marrëdhënie shoqërore apo lidhje me biznesin.

Viktima ishte baba i katër djemve dhe një vajze  dhe jetonte me bashkëshorten në lagien “8 shkurti”, ndërkohë që kishte edhe një biznes, si pronar i një agjencie udhëtimi si dhe ka kryer më herët detyrën e Kryetarit të Sindikatës së Transporteve në Fier.

Ngjarja që tronditi Fierin ndodhi të dielën, ditë kur 82 vjeçari Likometaj u gjet i vrarë në afër një koshi mbeturinash, pranë banesës së tij.

SHKARKO APP