Shoqërohen në polici dy vëzhgues të PD në Fier
Aktualitet E Hënë, 27 Shtator 2021 11:48
Mësohet se dy vëzhgues të Partisë Demokratike në Qarkun e Fierit janë shoqëruar në polici. Klevis Berzheta dhe Fredi Davidi janë shoqëruar në polici në Topojë, të Fierit. Sipas PD-së së Fierit, ata janë marrë nga policia pasi numëronin personat që hynin për të votuar.
Ndërkohë burime nga policia bëjnë me dije se këta persona pengonin qytetarët të shkonin për të votuar.
KOHA JONË SONDAZH

