Shoqërohet me forcë në polici Altin Goxhaj

Goxhaj kishte organizuar një protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë përpara Pallatit të Kongreseve, ku kryeministri Rama po merrte pjesë në një takim për të folur mbi planin operacional kundër vjedhjes së energjisë. Për policinë, protesta e Goxhajt ka qenë e paligjshme, pasi ai nuk kishte marrë leje.

Disa burime thanë për lapsi.al se mes Goxhajt dhe efektivëve të policisë ka patur debate të ashpra, aq sa Goxhaj i ka detyruar policët që ta shoqërojnë me forcë në ambientet e Komisariatit Nr 1. Burimet thanë gjithashtu se Goxhaj mund të jetë goditur nga një efektiv në mes të konfliktit verbal, por për këtë version nuk ka konfirmim zyrtar. Kjo nuk është hera e parë që goxhaj shoqërohet në komisariat dhe as e para që ai ka konflikte me efektivët e policisë.

 

SHKARKO APP