Shoqërohet në Komisariat kreu i LRI-së Kavajë, Dervishi nxjerr bllof Policinë
”Më merret fryma herë pas here, kur vendos maskë në ecje, ndaj shpesh nuk e vendos. Respektoj ligjin por edhe shëndetin tim”. Kështu shkruan në fletën e proces verbalit të konstatimit të kundërvajtjes administrative, kreu i LRI-së Kavajë, Baki Dervishi.
Dervishi është shoqëruar padrejtësisht në Polici, por kjo situatë tregon se policia diferencon qytetarët. Kjo pasi Policia e Shtetit ka për detyrë që të vendos gjobë, siç edhe e ka bërë me Dervishin, por jo pa shoqërojë, pasi ky i fundit nuk i kundërshtoi forcat e rendit. Siç lexohet në fletën e gjobës, ai ka shkruar se gjendja e tij shëndetësore nuk ja lejon mbajtjen e maskës.
”Sot më shoqëroi policia padrejtësisht (të drejtë kanë vetëm të më gjobisin) sepse nuk kisha vendosur maskë edhe pse jua shpjegova problemin që kisha. Policia e Shtetit është kthyer në një bandë politike kriminale. Mund të shihni edhe fletën e gjobës, policë që nuk dijnë ta plotësojnë numrin e ID e vendosin tek nr i pasaportës”.