Shoqërohet në polici babai i Daniel Pepajt, pas ngjarjes së rëndë dyshohet se i riu shkoi në banesë (Mund të jenë gjallë, pista e hetimit të pengmarrjes)
Rrok Pepaj, babai i Daniel Pepaj, i cili dyshohet se ka vrarë dy të rinjtë në Malësinë e Madhe për shkak të vjedhjes se parcelave të kanabisit, është shoqëruar sot në komisariat
Burime për Fax News bëjnë me dije se Pepaj është kërcënuar dhe dyshohet se është kërcënuar nga të afërmit të Vilson Çutajt.
Bëhet e ditur se Rrok Pepaj ka disa orë që ndodhet në në Komisariat, ndërkohë që hetimet e policisë çojnë në pistën se Danjeli është gjallë.
Mësohet se Danjeli ka komunikuar pas ngjarjes me vëllain e tij në Itali ku i ka treguar se njërin e ka lënë të vdekur në vend dhe ka qëlluar po nuk e dinte nëse kishte vdekur. Vëllai është tronditur nga lajmi dhe i ka thënë vrit veten se ke bërë krim të rëndë
Dyshohet se Rroku ka dijeni për ngjarjen, pasi Danjeli është kthyer në shtëpi ku ka marrë disa sende dhe është larguar.
Pas ngjarjes, Danjeli është kthyer në banesë, ka marrë disa sende dhe është nisur drejt kufirit me Malin e Zi me një person që është identifikuar dhe ka dëshmuar se i ka dhënë para më tepër nga detyrimi, madje i ka komunikuar se është pishman që nuk ka vrarë edhe Olsin, vëllain e Vilsonit.
Por të dhëna të tilla nuk janë bindëse për organin e akuzës. Pasi ka mospërputhje në deklarata, duke nxitur dyshimet se nuk ka vullnet nga grupe interesi për ta zbardhur shpejt ngjarjen pasi vijon puna për pastrimin e parcelave.
Në këtë formë ka dyshime nga ana tjetër që të rinjtë të jenë gjallë, dhe mund të kemi të bëjmë me pengmarrje.
Vilson Çutaj 37 vjec nga Bajza, Klement Pepaj 25 vjeç nga Vrithi dhe Daniel Pepaj nga Vrithi janë zhdukur që nga data 3 tetor 2020.