Shoqërohet në polici ish-deputetja. LSI: Policia po ushtron dhunë

Me aktivistëve, artistëve dhe qytetarëve, policia ka dhunuar e shoëruar në komisariat edhe ish-deputetë të opozitës, të cilët janë mbledhur për të mbrojtur Teatrin Kombëtar, që tashmë po rrafshohet plotësisht.

Lëvizja Socialiste për Integrim bën me dije se është shoqëruar në policia ish-deputetja e kësaj partie, Silva Caka.

Përpara godinës së Teatrit Kombëtar ka nisur sërish përplasja midis forcave të rendit dhe shoqërisë civile.

Atje ndodhen edhe disa ish-deputetë të tjerë të LSI-së.

Policia është bërë gardh përpara ndërtesës, duke mos lejuar hyrjen e aktivistëve apo ish-deputetëve të opozitës.

LSI-ja thotë gjithashtu se policia ka dhunuar nga policia ish-deputetët e saj.

SHKARKO APP