Shoqet tregojnë planet që kishte Hygerta: Ishte e ftohtë! S’kishte rrjete sociale! Vinte në shkollë edhe pas kri*mit

Shoqet e Hygerta Metës, e cila pranon vrasjen e babait, shprehen se ajo pas krimit ka shkruar në mësim, ndërsa tregojnë se ishte një studente shumë e mirë. Spas tyre Hygerta ishte një vajzë e veçuar dhe asnjëherë nuk shkonte në kafe me shoqet. Studentja nuk kishte rrjete sociale dhe nuk përdorte telefonin. Në ato momente që fliste kishte treguar se babain e kishte shumë strikt.

Të hënën dhe te martën nuk ka ardhur, të mërkurën ka ardhur. E pyetëm dhe na tha se ka pasur një rast vdekjeje të një kushëriri 21-vjeçar dhe duhet të ishte pjesë me nda kafet. Në leksione ishte aty, derisa kemi mbaruar mësimin të enjten. Pastaj të premten nuk erdhi ka marrë leje, i ka thënë zyshës unë do të mungoj ca ditë”,-tha ajo.

Studentja e vitit të parë ka krijuar dyshimi te shoqet e saj me ndryshimin e sjelljes javën e shkuar. ”Një cik e shpërqendruar nga mësimet ishte. Ishte e çuditshme të shihje një nxënëse aq shembullore që të mungonte në leksion, në seminare, mos të bënte detyrat. Ikte në shtëpi sa mbaronte mësimi, as kafe, asgjë, zero”.

Edhe me peshën e rëndë që mbante me fshehjen e krimit, ajo nuk e braktisi Universitetin deri sa ra në prangat e policisë. Ndërkohë, shoqja e saj e afërt tregon planin e shpëtimit që kishte në kokë Hygerta. ”Pyetja që na ka bënte neve është, a do më ndihmoni të gjej një punë të mirë, nuk ka gjë nëse është me lodhje fizike apo psikologjike, por vetëm të ketë një pagë të mirë mujore. Edhe ne i thamë çne, donte të vinte të jetonte në Tiranë”.

SHKARKO APP