Shpallen fituesit për kreun e PD në Vorë, Belsh dhe Maliq

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njoftoi se është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Degës së Vorës.

Pas numërimit të fletëve të votimit, kryetar u shpall Pëllumb Brusha me 80% të votave. Komisioni tha se është mbyllur procesi edhe për zgjedhjen e kryetarit të Degës së Belshit.

Pas numërimit të fletëve të votimit, kryetar u shpall Dritan Cani me 94% të votave. Këtë të diel u votua edhe në Maliq ku pas numërimit të fletëve të votimit, kryetar u shpall Nevjon Kodrasi me 86% të votave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?