Shpallet fituesit e universiteteve për fazën e dytë

Ministria e Arsimit ka publikuar sot listën e fituesve për për Raundin 1 – Faza 2 në Universitete. Regjistrimi mund të kryhet nga data 15 Shtator 2015 deri më datë 19 Shtator 2015, pranë sekretarive mësimore të fakulteteve, për të gjithë kandidatët fitues që e gjejnë veten si të tillë në listat e kësaj faze të shpalluara në faqen e AKP ëëë.akp.gov.al dhe ne faqen e MAS www.arsimi.gov.al

Ministria jep dhe detajet për procesin e regjistrimit: “Sjellim në vëmendjen tuaj dokumentacionin që duhet të dorëzoni pranë sekretarive mësimore të fakulteteve, që të rezultoni të regjistruar përfundimisht në programin e studimit ku jeni shpallur fitues: Dokumentin e identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja e një prej dokumenteve të identifikimit, (e panoterizuar);

2 fotografi personale; Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.600 lekë, paguar pranë zyrave të Postës Shqiptare apo bankave të nivelit të dytë, për llogari të IAL-së përkatëse. Kujdes: Respektoni afatet e regjistrimit që të mos humbisni të drejtën e vazhdimit të studimeve”,- thuhet në njoftimin e Ministrisë.

KLIKONI PER TE PARE LISTEN

LISTA E FITUESVE RAUNDIN 1 – FAZA 2

PIKËT E FUNDIT

SHKARKO APP