Shpallet tenderi/ 45.6 milionë lekë për të mbajtur pastër Belshin, në 5 vitet e ardhshme

Bashkia Belsh ka shpallur tenderin me një fond limit 45.6 milionë lekë, për shërbimin e pastrimit të qytetit të Belshit. Ky tender dhe ky fond do të vihen në dispozicion për një periudhë 5 vjeçare, duke nisur që nga kontraktimi.

Sipas specifikimeve teknike të tenderit, parashikohet vendosja e 280 kontenierëve të rinj në të gjitha pikat e grumbullimit të mbetjeve. Nga ana tjetër, projekti konsiston në mbledhje, transport dhe largim të mbeturinave, fshirjen e rrugëve dhe trotuareve, si dhe freskim në mënyrë periodike të rrugëve dhe trotuareve.

Belshi është një qytet në të cilin po investohet vazhdimisht, si një destinacion i ri për turizmin. Jo më larg se në janar të këtij vit, Bashkia e Belshit shpalli tenderin për ndriçim novator,  edhe nëpër fshatra.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?