Shpallet tenderi- INSTAT, në rikonstruksion
INSTAT do të rikonstruktojë ambientet e godinave të veta. Tenderi është shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik, me një fond 5.28 milionë lekë në dispozicionit të punimeve.
Nga ky fond, pjesa më e madhe, konkretisht 4.84 milionë lekë do të shkojnë për ndërhyrje në zyrat qendrore të Institutit të Statistikave, ndërsa 442 mijë lekë do të vihet në dispozicion të Zyrës Rajonale të Statistikave, në qytetin e Korçës.
Sipas detajeve teknike të tenderit, projekti përfshin suvatime, lyerje me bojë, veshje muri, ndriçues, instalime prizash, etj. Aplikantët e interesuar do të mund të aplikojnë deri në datën 28 nëntor, ora 10:00, si dhe punimet pritet të përmbyllen brenda një muaji, nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.
SCAN