Shpallet tenderi për projektet e rindërtimit të 10 godinave arsimore, mes tyre edhe gjimnazi “Sami Frashëri”/ Fondi 14.3 milionë lekë

Është shpallur tenderi për projektet e studimit të godinave arsimore, në kuadër të procesit të rindërtimit. Në total, fondi i vënë në dispozicion të projekteve është 14.3 milionë lekë, i ndarë në lote, në bazë të godinave të ndryshme arsimor. Në total, janë 10 lote, për shkolla të ciklit të ulët, shkolla 9 vjeçare, kopshte, si dhe gjimnaze, përfshirë fshatrat e Tiranës, si dhe kryeqytetin, si në rastin e projektit të gjimnazit “Sami Frashëri”.  Studim projektet janë për objektet arsimore janë si më poshtë:

Ndërtimi i shkollës 9-vjecare “Hasan Vogli”

Ndërtimi i shkollës 9-vjecare “Mangull”

Ndërtimi i shkollës 9-vjecare “Pezë e Vogël”

Ndërtim i shkollës cikli i ulët “Pajan”

Ndërtimi i kopështit “Fikas”

Ndërtimi i kopështit “Gurrë”

Ndërtimi i shkollës së mesmë “Sami Frashëri”

Ndërtimi i shkollës 9-vjecare “Qazim Turdiu”

Ndërtimi i shkollës 9-vjecare “Murat Toptani”

Ndërtimi i shkollës 9-vjecare “17-Shkurti”,  ”Qesarake e Vjetër

SHKARKO APP