Shpejtësia përgjak Krishtlindjen, mungesa e sinjalistikës faktor

Shpejtësia për të mbërritur sa më parë pranë familjes që i priste për të festuar Krishtlindjen, dyshohet se i çoi drejt vdekjes dy të rinjtë që humbën në aksidentin tragjik në Tale të Lezhës. Kristjan Margjoni 24-vjeç që kishte marrë pranë familjes së saj të fejuarën 16-vjeçare të vëllait dhe ka shpejtuar drejt shtëpisë.

Ai dyshohet se ka humbur kontrollin e makinës e cila doli nga rruga dhe çau murin rrethues të një banese. Përplasja ka qenë e fortë dhe mjeti tip Pegeuot përfundoi si grumbull hekurishtesh.

Ekspertët e policisë ngritën dyshime se shkak për aksidentin tragjik mund të jetë bërë shpejtësia e lartë e lëvizjes. Mungesa e sinjalistikës në këtë pjesë të rrugës së Tales, besohet se është një tjetër faktor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aksidentet për shkak të shpejtësisë dhe mos respektimit të rregullave të qarkullimit janë kthyer në një prej faktorëve që po vrasin shqiptarët në rrugë. 176 persona kanë humbur jetën sipas të dhënave të INSTAT nga 1 janari deri nëntor, nga 168 në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?