Shpërblim për policët dhe ushtarakët? Flet Edi Rama
Në konferencën online me gazetarët, kryeministri Edi Rama i pyetur pyetjes nëse qeveria po shqyrton mundësinë për të shpërblyer dhe efektivët e policisë së shtetit dhe policisë ushtarake, të cilët kanë qenë vendimtarë në respektimin e karantinës në këto dy muaj. Rama tha se policia meriton mirënjohje porse për shpërblim financiar do të shikohet hap pas hapi.
Deklarata
Hap pas hapi. Duhet ti shikojmë të gjitha gjërat sëbashku dhe jo të ndara veç e veç. Personelit që ju ju referuat ka bërë një punë të jashtëzakonshme mbyllur brenda pa dalë sëbashku me më të moshuarit dhe ne kemi pasur një rezultat të jashtëzakonshëm me shtëpitë e të moshuarve. Gjë që nuk ka ndodhur në vende shumë të zhvilluara ku shtëpitë e të moshuarve janë kthyer në vatra të nxehta të humbjes së jetës.
Prandaj mendoj se e meritojnë plotësisht këtë vëmendje. Sigurisht bëhet fjalë për një numër të vogël që nuk e disbalancon në të përgjithshmen e vet arkën e shtetit. Jam shumë i vetëdijshëm për çfarë ka bërë policia e shtetit.Ka vazhduar intensivisht puna e OFL.
Sot që flasim jemi në kushtet ku kemi 81 praktika të dërguara në SPAK zbatim të nenit 19 të aktit normativ, 6 të tjera në zbatim të nenit 18. Janë kryer një sërë sekuestrimesh. Janë në proces qindra praktika të tjera. 81 janë praktika sekuestro emergjente prej të cilave një numër i konsiderueshëm lidhet me sekuestrimin e automjeteve, një numër tjetër me pasuritë e paluajtshme. Policia meriton mirënjohjen për sakrificën shtesë që ka bërë gjatë kësaj periudhe duke mbrojtur popullin nga armiku i padukshëm.