Shpërblimet e fundvitit, çfarë duhet të dinë pensionistët dhe si do të bëhet shpërndarja

Nëpërmjet një komunikimi për mediat drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Astrit Hado, ka njoftuar për shpërblimin e fundvitit.

Hado gjithashtu ka treguar se kush janë kategoritë që përfitojnë dhe se si do ta marrin shpërblimin.

Më tej bëri me dije se shpërndarja për shpërblimet e fundvitit që do të marrin pensionistët si dhe familjet me ndihmë ekonomike apo ato familje që kanë persona me paaftësi ka nisur shpërndarja për pensionet e personave që jetojnë në fshat dhe se të gjithë do e marrin deri në fund të vitit bashkë me bonusin.

Shpërblimi janë të gjithë pensionistët e pleqërisë, familjarë, të invaliditetit ata që përfitojnë pension social, pension të parakohshëm, ish ushtarakët, përfitojnë të gjithë kategoritë e tjera që kanë dalë para kohe në pension. Këtë shpërblim e përfitojnë jo vetëm ata qe ne momentin qe ka dale vendimi kane qene përfitues, por edhe ata qe mbushin moshën e daljes ne pension nesër apo ne datën 31 edhe ata kane te drejtën e këtij shpërblimi. Të gjithë qytetarët që marrin pensionin në bankë do e marrin në datë 20 dhjetor në bankë, do xhirohen 65 mijë pensione në bankë, kësti mujor i dhjetorit dhe 5 mijë lekë bonus. Sot ka nisur shpërndarja edhe për pensionet e atyre që jetojnë në fshat dhe të gjithë do e marrin deri në fund të vitit bashkë me bonusin. Ata që e marrin në shtëpi që ua çojë posta pensionet, pasi e kanë zgjedhur vetë, automatikisht do u vejë edhe shpërblimi njëlloj si kësti mujor i pensionit. Shpërblimi jepet vetëm një herë. Kemi 745 mijë përfitime se ka qytetarë që marrin dhe pension pleqërie dhe pension si ushtarak dhe invaliditet, shpërblimi është për një njeri, s’mund të jepet për një individ një shpërblim dy herë”, ka thënë ai.

SHKARKO APP