Shpërblimet e fundvitit për policët, qeveria përgatit vendimin

 

Qeveria po përgatit vendimin për shpërblimin e kategorive të veçanta të Policisë së Shtetit.

Lajmi u bë i ditur nga numri 2 i ministrisë së Brendshme, Ilirjan Mustafaraj, gjatë diskutimit të projekt-buxhetit në komisionin parlamentar të Sigurisë Kombëtare.

Ndërkohë, që mbetet për t’u përcaktuar nga Këshilli i Ministrave nëse kategori të tjera të amdinistratës publike dhe kategoritë në nevojë do të përfitojnë apo jo shpërblimin e fundvitit.

Pas diskutimeve për projekt-buxhetin e vitit 2016 për ministrisë së Brendshme, komisioini i Sigurisë Kombëtare vendosi t’i adresojë komisionit të sigurisë propozimin për barazimin e nivelit të pagave të Gardës së Republikës me atë të Policisë së Shtetit.

Pritshmëritë janë që nga kjo lëvizje, punonjësit e Gardës të përfitojnë një rritje page në nivelin 10 për qind.

SHKARKO APP