Shpërblimi për fundvit, të verbrit: Kemi dy vite që nuk e marrim
Gjergj Smakaj po i pret festat e fundvitit pa shumë të ardhura në xhep. 26-vjeçari ka shfaqur problem të aftësisë së kufizuar në organet e shikimit. Pagesa që merr nga shteti është vetëm 123 mijë lekë të vjetra. Vështirësi ka pasur edhe të përshtatet në tregun e punës për shkak të diskriminimit të mundshëm, kryesisht nga punëdhënësit.
Qeveria deklaroi kategoritë të cilat do të përfitojnë shpërblimin e fundvitit, Gjergji thotë se personat e verbër janë përjashtuar nga këto skema. “Ky është viti i dytë që nuk kemi marrë shpërblim, përfituan vetëm pensionistët dhe nga sigurimet shoqërore”, shprehet ai.
Si kur të mos mjaftonte mungesa e një shpërblimi, vonesa paraqiten edhe në dhënien e pagesës mujore për të verbërit. ”Na i vonojnë dhe pagat mujore. Vjet ka qenë i njëjti problem. Fondi kalon në Bashki, bashkia bën shpenzime të tjera dhe dëmtohen personat me aftësi të kufizuara”. Në vendin tonë, janë mbi 13 500 persona të verbër.
KOHA JONË SONDAZH

