Shpërblimi për pensionistët, kryeministri Edi Rama tregon shumën
Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës online me gazetarët për ekonominë, deklaroi se këtë vit pensionistët do të marrin shpërblim për Vitin e Ri. Kreu i qeverisë tha se do të vendosë në dispozicion për pensionistët 34 mln dollarë shpërblim për festat e fundvitit.
Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, deri në qershor të këtij viti janë gjithsej 657.904 pensionistë, 539.289 urban dhe 118.615 rural. Sipas llogarive të kryera, çdo pensionist do të përfitojë një shumë prej rreth 5000 lekësh shpërblim.
”Ne po përgatisim aktin normativ dhe pavarësisht gjithë këtyre pengesave të befasishme me të cilët na ka ndeshur tërmeti dhe pandemia ne do vendosim 34 mln dollarë për pensionistët për vitin e ri”,-tha Rama.