Shpërndahen sërish para për pronarët, 105.6 milionë lekë për 76 përfituesit. Lista e plotë

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka njoftuar përfundimin e procesit të shqyrtimit për 76 kërkesa të paraqitura nga subjektet përfitues, të prekur nga ndërtimet informale. Fondi financiar që shpërndahet nga ATP është në vlerën 105.6 milionë lekë.

“76 kërkesat e miratuara, përfitojnë këstin e parë, të dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë të kompensimit në të holla në një total prej 70% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse” shkruhet në njoftimin e ATP.

Vlera përkatëse për secilin përfitues do të kalohet në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë, në ditët në vazhdim. Më poshtë, lista e plotë e  përfituesve.

SHKARKO APP