Shpërndanin drogë nëpër shkolla, 1 në pranga dhe 2 procedohen

Policia e Tiranës ka kryer kontrolle panë ambienteve të shkollave në kryeqytet për të identifikuar dhe arrestuar personat që shpërndajnë lëndë narkotike . Gjatë kontrolleve arrestohet në flagrancë shtetasi Leonard Doka, 22 vjeç, banues në Tiranë dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi M. B., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Për shtetasin Leonard Doka, disponohej informacion se shpërndante lëndë narkotike pranë shkollave 9-vjeçare  të kryeqytetit (Ali Dem”, “Kushtrim i Lirisë” dhe “1 Maji”), dhe në momentin që ky shtetas është konstatuar së bashku me shtetasin M. B.,  nga shërbimet e Policisë iu është ushtruar kontroll fizik, ku shtetasit Leonard Doka i janë gjetur 30 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Gjithashtu në ambientin përreth shkollës “Qemal Stafa”, gjatë kontrollit të ushtruar shtetasit A. B., 24 vjeç iu gjetën dhe sekuestruan 2 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa, ky shtetas u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”. Ndërkohë raportohet se janë sekuestruar në total në cilësinë e provës materiale 32 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet iu referuan Prokurorisë Tiranë për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”, në ngarkim të shtetasve L. D., A. B., dhe për veprën penale “Moskallëzim krimi”, në ngarkim të shtetasit M.B.

Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?