Shpërndanin heroinë, arrestohen dy vëllezërit në Elbasan

Foto: Ilustruese

Dy vëllezër, të cilët akuzohen se shpërndanin doza të vogla heroine, janë arrestuar ditën e sotme nga policia në Elbasan.

Gjatë kontrollit fizik nga policia në sheshin “Gensher”, vëllezërve E.K. 28 vjeç dhe A.K. 27 vjeç, iu gjetën dhe sekuestruan 9 doza lënde narkotike të llojit heroinë dhe një sasi e vogël kanabisi në banesë.

Si provë materiale u sekuestruan 2 peshore elektronike, të cilat shërbenin për peshimin dhe ndarjen në doza të lëndës narkotike, doza me lëndë narkotike heroinë dhe kanabis, 4 aparate celular dhe një automjet.

SHKARKO APP