Shpërndanin kokainë në zonën e “ish-bllokut”, ja arrestimi (VIDEO)

Dy persona të cilët shpërndanin kokainë në zonën e ish-bllokut u arrestuan, duke i sekuestruar edhe 1 kg e 52.8 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Kokainë”. Në kuadër të operacionit të koduar “High Class” u arrestuan Ermir Bajramaj, 37-vjeç dhe Besim Hajdaraj 47 vjeç të dy banues në Durrës.

“Dy shtetasit e lartpërmendur qarkullonin me automjetin tip “Nissan micra” me targë DR 3425 F, që drejtohej nga shtetasi Ermir Bajramaj dhe janë kapur në flagrancë, ku gjatë kontrollit të automjetit u gjet e u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar “Kokainë” e cila pas peshimit rezultoi 1 kg e 52. 8 gr”, sqaron policia.

Lënda narkotike ishte e destinuar të shitej në qytetin e Tiranës, në lokalet e natës, në zonën e ish-Bllokut. Vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?