Shpërndanin lëndë narkotike, arrestohen dy persona

Policia ka arrestuar dy persona dhe ka proceduar penalisht një tjetër pasi akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Në pranga ka rënë Sh. Z., 28 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit në një lokal në lagjen “Skënder Libohova”, Lushnjë, këtij shtetasi iu gjetën 7 doza me lëndë narkotike të dyshuar heroinë;

Po ashu, është arrestuar O. P., 30 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan 3 doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe 1 dorezë grushti metalike.

Është proceduar penalisht shtetasi A. S., 37 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, ku ky shtetas ishte pasagjer, iu gjetën 2 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

SHKARKO APP