Shpërndante drogë, bie në pranga 17-vjeçari shqiptar
Mbrëmjen e djeshme, policia e Pistoias në Itali, arrestoi një shqiptar 17-vjeç për posedim të drogës me qëllim shitjen e saj. Shqiptari tentoi të shmangë kontrollin e policisë duke ju bërë rezistencë. Në momentin e ndaljes, ai hodhi në tokë një mbështjellës celofani që përmbante doza të ndryshme të substancës narkotike, por që më pas u konstatua se ishte e tipit “hashash”, gati për shitje. Pas një kontolli në shtëpi policia gjeti mjete me të cilat i riu shqiptar përgatiste drogën të cilën e bënte gati për shitje.
Burimi: gonews
/M.Noka Koha Jone/