Shpërndante kokainë në kryeqytet; Ja emri i shpërndarësit

38-vjeçari, Klaudian Sina është ndaluar nga policia pranë TEG-ut, pasi dyshohej si shpërndarës droge. Dhe në fakt ashtu ishte. Në kuadër të operacionit të koduar “Taksisti” policia ka sekuestruar 25 doza kokainë.

Një pjesë nga njoftmi i policisë:

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se shtetasi Klaudian Sina, me mjetin tip Ford Focus me targa AA 782 EA, shpërndante lëndë narkotike të llojit Kokainë në doza të vogla në disa zona në Tiranë, menjëherë është organizuar puna për kapjen në flagrancë të këtij shtetasi, ku në rreth-rrotullimin e “TEGUT”, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë ndërhyrë dhe kanë bllokuar automjetin në drejtim të së cilit ishte shtetasi Klaudian Sina si dhe katër pasagjerë të cilët kishin marrë si taksi .

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë kontrollit të automjetit në sediljen e pasme mbrapa pasagjerit të parë, në ndarjen midis sediljes ulëse dhe asaj mbështetëse janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 15 paketime plastike të mbyllura me djegie, brenda se cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë, si dhe një facolet brenda së cilës kishte 10 paketime plastike të mbyllura me djegie ku kishte material pluhur të dyshuar lëndë narkotike të llojit Kokainë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1 automjet dhe 2 telefona celularë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?