Shpërndante kokainë në Vlorë, arrestohet 32-vjeçari me 45 doza në automjet

Një shpërndarës kokaine në Vlorë ka përfunduar në prangat e Policisë ditën e sotme. Në automjet atij ju gjetën 45 doza kokainë teksa ju sekuestrua mjeti dhe aparati celular.

I arrestuari M.B, shpërndante kokainë në sasi të vogla teksa u kap nga Policia në rrugën kryesore të Bulevardit ”Ismail Qemali” në qytetin bregdetar

NJOFTIMI NGA POLICIA

Swiss Digital Desktop Reklama

Vlorë

Swiss Digital Mobile Reklama

Finalizohet operacioni antidrogë “Porcion”, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta.

Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë.

Sekuestrohen dhjetëra doza me lëndë narkotike kokainë.

Në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë goditën një tjetër rast të shprëndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas në lagjjen “Isa Boletini”, me automjetin e tij dyshohej se shpërndante lëndë narkoitke, specialistët kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Porcion”, në kuadër të të cilit, në rrugën kryesore të Bulevardit “Ismail Qemali”, Vlorë, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi M. B., 32 vjeç, banues në Vlorë.

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, Policia ka gjetur të fshehura 45 doza lëndë narkotike të dyshuara të llojit kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe një aparat celular.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?