Shpërndau leje legalizimi me deputetin e PS, ja ç’vendosi KQZ për shefin e Kadastrës Lushnje
Ditën e sotme, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi zhvilloi seancën dëgjimore me Arben Qalliun, Drejtor i Kadastrës në Lushnjë.
Seanca dëgjimore u zhvillua në kuadër të procedurës administrative për shkeljet e parashikuara në vendimin nr. 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
“Procedura nisi pas dy denocimeve të Lëvizjes Socialiste për Integrim në ndërfaqen e “Aktiviteteve të Ndaluara”, në rubrikën “Kallëzo”, për veprimtaritë e deputetit të PS, Qarku Fier, Bujar Çela, i cili ka publikuar në llogarinë e tij personale në Facebook disa foto me qytetarë të ndryshëm duke shpërndarë leje legalizimi të shtëpive të tyre në Njësinë Administrative Hyzgjokaj.
I pranishëm në seancë ishte z Arben Qalliu, i cili paraqiti shpjegimet e tij dhe dokumentacion shoqërues.
Komisioneri vendosi mbylljen e seancës dhe shqyrtimin e provave të administruara në këtë procedure. Vendimi do të bëhet publik në ditët në vijim”, njofton KQZ.
Qalliu, gjatë fjalës së tij është munduar të justifikojë deputetin socialist Bujar Çela sa i përket ndarjes së lejeve të legalizimit.
Gjatë shpjegimit të tij ai ka treguar se lejet e legalizimit të shpërndara në dhjetor janë të prodhuara në nëntor dhe jo në periudhën kur KQZ nuk e lejon.
“Ka marrë lejën në muajin nëntor 130 leje, mund të jenë shpërndarë jo më shumë se 40% e këtyre” thotë, u shpreh Qalliu
Madje shefi i kadastres së Lushnjes, nuk jep një shpjegim të qartë se pse çertifikatat e pronësisë janë shpërndarë nga depueti socialist, por e le të nënkuptojë se Çela mund të ketë qënë rastësisht në atë zonë.
Në rast se Komisioneri Shtetëror pas seancës dëgjimore do të vendosë se deputeti socialist ka shkelur vetëm vendimin e KQZ dhe nuk ka kryer vepër penale, atëherë Bujar Çela do të mund të gjobitet me gjobë nga 3000-90000 lekë.
Por masës administrative nuk do t’i mund t’i shpëtojë as drejtori i Kadastrës, i cili mund të ndëshkohet me një masë administrative nga 10000-50000 lekë.
Ndërkohë PD ka çuar në SPAK kryeministrin Rama, ministrat dhe deputetë të PS për shpërdorim detyrë dhe përdorimin e funksionit publik në interes të fushatës elektorale të PS.