Shpërthejnë bankomantin në qendër të qytetit, dyshohet për grabitje

Persona të paidentifikuar kanë shpërthyer me anë të një sasie eksplozivi, një bankomat në qytetin e Urës Vajgurore të Beratit.

Policia ende nuk ka dalë me një komunikatë zyrtare për ngjarjen, por nga raportimet paraprake mësohet se nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në qendër të qytetit, ndërsa po vijojnë hetimet për të mësuar detaje të mëtejshme, mbi autorët apo motivet e tyre, ndërkohë që po kryhet ekspertiza dhe po merren gjurmët e gishtave.

Duke qenë se shpërthimi ka ndodhur pranë bankomatit, po shqyrtohen edhe kamerat e sigurisë së institucionit bankar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burime paraprake theksojnë se dyshohet të jenë grabitur paratë që ndodheshin në bankomat, por për të vërtetuar këtë pritet që të bëhet inventari nga punonjësit e bankës.
Ura Vajgurore1

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?