Shpërthejnë panelet diellore në Elbasan. Policia jep detajet, ja çfarë ndodhi

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në qendër të Elbasanit. Policia e qytetit dha informacione, duke saktësuar se ishte një defekt teknik.

Elbasan / Informacion paraprak

Në lagjen “Kala”, Elbasan, në lokalin në pronësi të shtetasit E.S., dyshohet se si pasojë e një defekti teknik, ka plasur një bolier dhe për pasojë kanë plasur dhe tri panele diellore që ishin të vendosura sipër lokalit. Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?