Shpërthen Bardhi: Ça është kjo kështu? 20 gardistë brenda
Sikurse edhe në seancat e kaluara duket se edhe këtë të hënë puna në Kuvend nuk do të vijojë normalisht.
Përplasjet kanë nisur që në momentin kur deputetët e opozitës po hynin në sallën ku zhvillohen seancat plenare. Ata kanë kundërshtuar kontrollet nga Garda e Republikës.
Ndërkaq lidhur me këtë situatë ka reaguar me tone të ashpra deputeti Gazment Bardhi.
Pasi arriti të hynte në Kuvend, ai iu drejtua deputetëve socialistë duke i akuzuar për gjendjen ku ndodhet Kuvendi.
Bardhi: Ça jeni ju. Kush jeni ju, 25 gardistë. Kush jeni ju që nuk lejoni deputetët me u fut në kuvend, shko ore ore legen, shih ca keni bërë.