Shpërthen bombola e gazit, 3 të plagosur në Peqin

Një bombol gazi ka shpërthyer paraditen e kësaj të hëne në një banesë në Peqin, duke lënë të plagosur 3 anëtarë të një familjeje.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave 3 të plagosurit janë dërguar për mjekim në spitalin e Elbasanit.

Nga të dhënat e fundit mësohet se personat në fjalë nuk ndodhen në rrezik për jetën.

SHKARKO APP