Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Berat, dëmtohet pjesërisht. Zjarrfikësit zbrazin pjesën e mbetur

Një bombul e ndezur gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Uznovë” në qytetin e Beratit.

Bambula e gazit 3 kilogramëshe ishte vendosur e ndezur në tualetin e shtëpisë, ku jetonte Zeni Bardhyli me bashkëshorten e tij. Shpërthimi i bombulës dhe më pas flakët e zjarrit kanë trembur familjarët, që kanë dalë me vrap jashtë dhe kanë njoftuar zjarrëfikësen.

Zjarri është fikur në kohë por i gjithë tualeti dhe korridori i banesës së çiftit është shkatërruar. Fatmirësisht bombula ka qenë e përmasave 3 kilogram dhe ka qenë drejt përfundimit dhe kjo ka minimizuar përmasat tragjike që mund të kishte sjellë shpërthimi i saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Asnjë prej familjarëve nuk janë lënduar pasi ata kanë dalë nga banesa sapo kanë filluar flakët e para të zjarrit. Sipas efektivëve zjarrëfikës, mendohet se bombula ka pasur rrjedhje dhe shpërthimi ka qenë i fortë edhe për shkak të ambientit të mbyllur ku ishte vendosur

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?