Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Gjirokastër, rrezikon jetën e moshuara
Disa çaste më parë është regjistruar një ngjarje e rëndë në Gjirokastër, ku një banesë është përfshirë nga flakët.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen Kodra e Shtufit, ku banesa është djegur pjesërisht, fatmirësisht pa dëme në njerëz. Raportohet se bombola e gazit përdorej për gatim nga zonja e shtëpisë, 74-vjeçare Dete Osmani, e cila fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.
Zjarrfikësja ka shkuar në vendngjarje, ku ka bërë të mundur neutralizimin e flakëve dhe shuarjen e zjarrit.