Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Shkodër, lëndohet një person

Një incident  është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Partizani”.

Sipas të dhënave zyrtare nga policia, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 17:55 në banesën e shtetasit me iniciale A.J., i cili ka mbetur i lënduar si pasojë e ngjarjes.

Njoftimi:

Swiss Digital Desktop Reklama

Rreth orës 17:55, në lagjen “Partizani”, në banesën e shtetasit A. J., ka shpërthyer një bombël gazi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si pasojë është dëmtuar pronari i banesës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?