Shpërthen bombola e gazit në pikën e karburantit, ka të plagosur

Ka shpërthyer valvula e sigurisë së impiantit të gazit në një pikë karburanti në afërsi të Stacionit të Trenit në Shkodër duke lënë të plagosur punonjësin e kësaj pike.

Shpërthimi ka ndodhur gjatë mbushjes së një bombule gazi dhe se i lënduari ka marrë plagë në fytyrë.

Ai është transportuar menjëherë për në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ndërsa në vendngjarje ndodhen forca policore si dhe zjarrfikës.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?