I shpërthen lënda plasëse në banesë, ndërron jetë rrugës për në spital 50-vjeçari në Selenicë

Një 50-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një lënde plasëse në banesën e tij në fshatin Gjormë në Selenicë.

50-vjeçari me iniciale D.G ndërroi jetë rrugës për në spital. Fillimisht u raportua se ai ka humbur jetën nga shpërthimi i bombolës së gazit, por dyshimet janë se mund të ketë ndërruar jetë nga shpërthimi i një lënde plasëse.

Sipas burimeve nga policia dhe grupi hetimor lënda plasëse ka qenë në oborr.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Salla Operative e DVP Vlorë ka marrë një telefonatë nga një shtetas, se në banesën e shtetasit D.G (komshiu), dyshohet se aksidentalisht ka plasur një bombul gazi dhe është dëmtuar i zoti i banesës shtetasi D. G, rreth 50 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital. Në vendngjarje po shkojnë grupi hetimor dhe shërbimet e policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim do ketë një informacion të plotë për rastin”, njofton Policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?