Shpërthen bombula e gazit në një banesë në Sarandë
Aktualitet E Shtunë, 18 Prill 2020 11:05
Një bombul gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen nr. 4 në Sarandë.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar dhe as dëme materiale, pasi bombula ishte instaluar në verandën e apartamentit.
Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes për të izoluar dhe fikur zjarrin.