“Shpërthen” Dade: Rama ka dështuar totalisht, nuk duhet ta drejtojë më Shqipërinë. Qeverisja e tij mbushur me skandale

Ish-ministrja e Jashtme e Shqipërisë Arta Dade e ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24” tha se kryeministri Edi Rama ka dështuar totalisht në qeverisje dhe se nuk mund ta drejtojë më këtë vend.

Dade u shpreh se nën qeverisjen e Edi Ramës, skandalet ndjekin njëri – tjetrin, kurse shtoi se përkundër qëndrimeve të kryeministrit tonë, Zoran Zaev në Maqedoninë e Veriut dëshmoi se është një kryetar qeverie i përgjegjshëm përpara popullit të tij.

“Unë besoj se kryeministri Zoran Zaev ka treguar përgjegjësi para popullit. Zaevi u ul me Tsiprasin për të zgjidhur çështjen e emrit. Unë them se Rama ka dështuar dhe nuk mund ta drejtojë më këtë vend, sepse ka skandal pas skandali. Duhet bërë më shumë për reformën zgjedhore, sepse edhe zgjedhjet sipas ODIHR ishin larg një vendi demokratik. Duhet parë edhe çështja e ndryshimit të sistemit, sepse ky sistem ka degraduar.”, tha Dade.

Arta Dade theksoi se e ka dëgjuar më vëmendje ministrin e Jashtëm Gent Cakaj në konferencë për mediat, duke shtuar se nuk ka asnjë rëndësi nëse ai dhe Rama kanë bërë apo jo zotime, pasi janë përgjegjës për mos-hedhje të hapave të mëtejshëm të integrimit të vendit në BE.

“Kam ndjekur me vëmendje Ramën dhe Gent Cakajn, që tha se as kryeministri dhe as ai nuk kanë thënë se do japin dorëheqjen dhe se do të hapin negociatat. Këtu nuk ka të bëjë fare nëse je zotuar apo jo. Ka mendësi të deformuar. Negociatat do i hapë BVE, ne vetëm duhet të përmbushim detyrat. Ne po justifikohemi. Cakaj është njeriu përgjegjës sot për mos-hapje negociatash se ka qenë ministër . Në rast se realisht ka arritje, pse nuk ka bindur Francën”, deklaroi Dade.

Për Arta Daden, Shqipëria nuk ka përmbushur detyrat e shtëpisë, pasi nuk është vetëm Franca kundër Tiranës, por kundër janë edhe shtete si Danimarka, Holanda e madje edhe Finlanda.

SHKARKO APP