Shpërthen Gjikondi: Rama le ta fillojë ligjin anti-KÇK nga vetja dhe gjithë politika

Aktivistja dhe jurisja, Brizida Gjikondi ka reaguar ashpër kur gazetari Artur Zheji në emisionin “360gradë” ka nxjerrë një formular nga QSUT, ku kërkohet nga mjekët të japin të dhënat personale në kuadër të “Anti-KÇK”.

Gjikondi është përgjigjur se klasa politike duhet ta fillojë nga vetja këtë verifikim.

Brizida Gjikondi: Kjo klasë politike le ta fillojë nga vetja këtë lloj verifikim. Ta fillojë qysh nga Lalzi, ku dhe ministri i Brendshëm ka vilën e vet. Ta fillojë nga të gjitha pasuritë që kanë jashtë dhe brenda Shqipërisë, gjyqtarë, prokurorë, biznesmenë, politikanë, pastaj të shkojë te intelektualët shqiptarë. 

SHKARKO APP