Shpërthen koronavirusi në Gjirokastër, pedagogia infekton familjen dhe kolegen

Në Gjirokastër janë konfirmuar 5 raste te reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit. Mësohet se rastet e reja janë familjarë, dhe kontakte të afërta të pedagoges, e cila doli pozitive dy ditë më parë.

Mësohet se janë infektuar bashkëshorti, 2 fëmijët, nipi dhe një tjetër pedagoge e fakultetit të Ekonomisë. Ndërkaq, departamenti ku ka dhënë mësim pedagogia është mbyllur.

Prej javësh situata nga koronavirusi në vend vijon të jetë e rënduar. Vetëm ditën e djeshme ministria e Shëndetësisë konfirmoi 90 raste dhe dy humbje jete tek spitali Infektiv.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?