“Shpërthen” koronavirusi! Sot dita me numrin më të lartë të të infektuarve që nga fillimi i pandmisë, 42 raste të reja

Burime bëjnë me dije se numri i rasteve të rejave në 24 orët e fundit ka shkuar në 42.

Mësohet se janë kryer 311 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 42 persona.

Nga këta, rastet janë shënuar konkretisht: 1 Berati, 4 Durrësi, 3 Kruja, 2 Lushnja, 1 Puka, 9 Shkodra, 21 Tirana dhe 1 Ura vajgurore.

Burime bëjnë me dije se sot në orën 15:00 pritet të mblidhet Komiteti teknik i Ekspertëve.

Mësohet se për shkak të situatës alarmante priten të merren masa. Këto ditë ka pasur një trend në rritje të numrit të rasteve pozitive, ministria e shëndetësisë ka përsëritur se kjo ka ardhur si pasojë e uljes së vigjilencës nga qytetarët. TCH

 

SHKARKO APP