Shpërthen Kreshnik Spahiu: T’ju vijë turp, kur ju thërret partia mblidheni 200 mijë në shesh

Ish-lideri i Aleancës Kuq e Zi Kreshinik Spahiu, i cili për vite me radhë ka mbrojtur çështjen shqiptare, shpreh zhgënjimin e tij mbi protestën që po zhvillohet në këto momente para Kryeministrisë kundër faljes së detit ndaj Greqisë nga qeveria “Rama”.

Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Spahiu e cilëson si një turp përfaqësimin e popullit shqiptar në kauza të tilla, ku siç thotë ai, kur i thërret partia mblidhen në shesh 200 mijë veta, ndërsa kur i thërret Shqipëria vetëm 200 njerëz mblidhen për të protestuar.

“PO NDODH:  O Zot sa turp: 200 veta protestojnë për Shqipërinë ndërsa 200.000 për partinë!  Shqipëria që s’duam ?”- thotë Kreshnik Spahiu në reagimin e tij, të cilit i bashkëngjit dhe dy foto ilustruese nga protesta e fundit e opozitës dhe pamjet nga protesta e sotme e shoqërisë civile.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?