Shpërthen magazina me fishekzjarre, 24 të vdekur

Një shpërthim i fuqishëm në një magazinë me fishekzjarre, u ka marrë jetën 24 personave.

Shpërthimi ndodhi në një magazinë me fishekzjarre në Tultepec, të Meksikës.

Mes viktimave janë katër zjarrfikës dhe dy policë të cilët shkuan në vendin e ngjarjes pas shpërthimit të parë, i cili u pasua edhe nga një tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë si pasojë e shpërthimeve të fuqishme të kësaj të enjteje, 49 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Siç lajmëruan autoritetet nga shpërthimi i parë, humbën jetën 12 persona. Por më tej shpërthimet e tjera, rritën bilancin e viktimave.

Autoritetet vendase po hetojnë për të zbuluar më shumë mbi rrethanat e ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?