Shpërthen makina pranë një pike karburanti në Korçë, përfundon në spital drejtuesja

Një automjet ka shpërthyer dhe më pas është djegur.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Korçës mbrëmjen e sotme dhe sipas policisë shkak është bërë një shkëndije në impiantin e gazit.

Sipas policisë, makina ishte pranë një karburanti në momentin kur është përfshirë nga flakët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raportohet se shpërthimi ka qenë i fuqishëm, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Mësohet se makina është në pronësi të një femre, e cila është dërguar në spital për shkak të tronditjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ende nuk dihet shkaqet dhe rrethanat në të cilat kanë rënë flakët. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?