Shpërthen në flakë paneli elektrik i një pallati, dërgohen në spital gruaja dhe i mituri

Mëngjesin e sotëm ka marrë flakë paneli elektrik i një pallati në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Elbasanit. Sipas policisë si pasojë kanë pasur probleme me frymëmarrjen një grua dhe një i mitur, të cilët kanë marrë ndihmën mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 31.12.2022, rreth orën 07:50, në Rrugën e Elbasanit, në një pallat ka marrë flakë paneli elektrik i pallatit.

Si pasojë kanë pasur probleme me frymëmarrjen një shtetase dhe një i mitur, të cilët kanë marrë ndihmën njekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”-njofton policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?