Shpërthen nga flakët makina, cilat janë dyshimet e para (VIDEO)

Një makinë është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në lagjen “18 Shtatori” në qytetin e Gjirokastrës.

Burime bëjnë me dije se mjeti ka qenë i parkuar në momentin që është përfshirë nga flakët ndërsa Policia dhe zjarrëfikësja kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Fillimisht është dëgjuar në zonë një shpërthim dhe më pas është konstatuar se makina kishte marrë flakë, ndërsa dyshimet paraprake janë se mund të ketë pasur një shkëndijë elektrike që e ka shkaktuar ngjarjen.

Faxweb.al mëson se makina është në pronësi të një shtetasi i cili quhet Ermal Gërveshi.

Shpërthen nga flakët makina në Gjirokastër

SHKARKO APP